Kalaja e Anderfajt në Konaj

  • Home
  • Kalaja e Anderfajt në Konaj
05 Apr

Kalaja e Anderfajt në Konaj

Fortifikimi që në traditën vendase njihet si “Kalaja e Anderfajt” është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pozitë dominuese, bri luginës së Fanit të Vogël. Duke u referuar në tipologjinë e ndërtimit, por edhe në fragmentet e qeramikës së gjetur në sipërfaqe, mendohet të ketë të paktën dy faza ndërtimi: periudha e hekurit dhe antikiteti i vonë. Fortifikimi i antikitetit të vonë i ndërtuar me gurë mesatar dhe të vegjël të lidhur me llaç, është i vendosur në pjesën qëndrore të kodrës. Sipas një raporti të prof. Mark Tirtës, botuar në “Materiale të Sesionit Arkeologjik’’, 2-3, X. 1967, Tiranë 1968, fortifikimi rrethohej nga katër segmente muresh me gjërësi 1.1 m, tre prej të cilëve me gjatësi 30 m, ndërsa muri tjetër me gjatësi 40 m.

Me sa duket fortifikimi ka pasur edhe funksion mbrojtës e kontrollues të luginës së Fanit ku kalonte një rrugë e vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin dhe krahinat e tjera lindore. Çka shpjegon edhe prejardhjen e toponimit “Klos”, lagjia në afërsi të fortifikimit. Në periudhën bizantine “Kloset” ishin fortifikime që shërbenin si pika mbrojtëse e kontrolluese të rrugëve të rëndësishme. Në luginat e Fanit, në shekujt e parë pas Kr. janë ndërtuar një sërë fortifikimesh: Rubik, Simon, Gëziq, Domgjon, Konaj etj.

Përreth fortifikimit të antikitetit të vonë, në një sipërfaqe të konsiderueshme, ruhen gjurmët e fortifikimit prehistorik. Në pjesën jug-perëndimore, ruhen disa fragmente muresh të mbuluara pjesërisht nga bimësia. Rreth 4 metra më tej, ka disa fragmente të tjera muresh që janë përshtatur me terrenin, afër një pozicioni shkëmbor, ku mendojmë që mund të ketë qënë një sterë uji. Rreth 30 m në jug-perëndim, ruhet një murë i ndërtuar me gurë të medhenjë dhe mesatarë të vendosur pa rregull, me gjatësi rreth 70 m, me drejtim perëndim-lindje, i cili zbret drejt përroit të fshatit dhe që ka karakterin e një ledhi. Në jug-lindje të murit, ruhen fragmente nga dy struktura muresh në formën e kullave, ndërtuar me gurë me madhësi të ndryshme të lidhur në të thatë. Struktura 1, ka përmasa 8.5 x 6.5 m, ndërsa struktura 2, ka përmasa 3.6 x 4.45 m. Muret e strukturave kanë trashësi 0.9 m. Disa fragmente muresh lidhur në të thatë, ruhen edhe përgjatë përroit të fshatit, ku një pjesë e tij ka formën e kanionit.

Pjesa veriore e kodrës shkëmbore ku ndodhet fortifikimi, në një gjatësi rreth 200 m, është dëmtuar nga guroret gjatë punimeve për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, çka ka dëmtuar edhe një pjesë të konsiderueshme të fortifikimit.

Nga: Julian Vlashi (studiues), Gjovalin Marfana (studiues), Paqsor Loka (arkeolog).

Logo

About Us

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and

Get Consultation

Contact Us