“Kepi i Qytezës” në Rrejë

  • Home
  • “Kepi i Qytezës” në Rrejë
14 Dec

“Kepi i Qytezës” në Rrejë

Mbi një kodër shkëmbore me lartësi 486 m mbi nivelin e detit, në veri-perëndim të Rubikut, ruhen gjurmët e një fortifikimi që në traditën vendase njihet si “Kepi i Qytezës”. Kodra ka pozitë dominuese dhe kontrollon rrugët që e lidhnin me vendbanimet e zonës: Rrejën (Velës-Kryezezit), Rubikun, Velën, Katundin e Vjetër etj. Në lindje të kodrës, afër disa fushave, është një përrua që nga banorët vendas njihet si “Përroi i Qytezës”. Në pjesën jugore të kodrës ruhet një trakt muri “ciklopik”, i vendosur në dy breza dhe i lidhur në të thatë. Në pjesën lindore të kodrës, ruhet një murë i ndërtuar me gurë të madhësive të ndryshme, të vendosur pa rregull, me gjatësi rreth 25 m dhe që ka karakterin e një ledhi. Mure të ngjashme, në një gjatësi më të vogël, janë ruajtur në një pjesë të madhe të sipërfaqes së kodrës. Në pjesën më të lartë të kodrës, ruhen gjurmët e një kulle me përmasa 6.3 m x 6.3 m, ndërtuar me gurë të vegjël dhe mesatarë të lidhur me llaç. Në jug-lindje të saj, duhet të ketë qenë një tjetër kullë, ku janë ruajtur pak gjurmë nga muri, por janë ruajtur të dukshme gjurmët e shtrojës së dyshemesë. Bri kullës, është ruajtur një tjetër murë i lidhur me llaç, që ndjek linjën e kodrës, etj. Nga një vëzhgim paraprak i qeramikës së gjetur në sipërfaqe, por edhe tipologjia e ndërtimit, duket që fortifikimi ka të paktën dy faza ndërtimi: periudha e hekurit dhe antikiteti i vonë… Rreja është ndër vendbanimet e hershme të zonës së Rubikut. Përmendet ndër dokumente që në vitin 1407. Në një dokument venecian të vitit 1458, përmendet si pjesë e zotërimeve të familjes së Nikollë Dukagjinit. Nga: Julian Vlashi (studiues)
Logo

About Us

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and

Get Consultation

Contact Us