Vendgjetja e Xhuxhës 2 ndodhet në krahun e majtë të luginës së lumit Fani i Vogël, menjëherë në lindje të fshatit Xhuxhë, në lartësitë 930 m mbi nivelin e detit, Formacioni gjeologjik është i karakterizuar nga shkëmbinj të Titonianit të sipërm dhe Valanzhinianit, i cili ka përgjithësisht përbërje konglobrekçe ofiolitike dhe ndërthurje mergeloro-ranoro-konglomeratike. Vendgjetja në fjalë duket të jetë e karakterizuar më shumë nga shkëmbinj gëlqerorë konglomeratikë të çimentuar mirë.

Shkëmbi, i cili ndodhet në pozicionin e tij fillestar gjeologjik, është me sipërfaqe të rrumbullakosur dhe me drejtim rënës në anën lindore në kënd 45°. Pjesa e ekspozuar e shkëmbit është më shumë se 5 m e gjatë në bazamentin e saj, dhe 2, 1 m e lartë. Ai vazhdon në drejtim të perëndimit, në brendësi të faqes së shpatit të kodrës, dhe në drejtimin poshtë nën sedimente dhe shtresa të tjera gjeologjike, ndërsa në lindje ndërpritet menjëherë para një kanali uji dhe rruge këmbësore.

Arti shkëmbor është i aplikuar vetëm në 1,24 m lartësi të sipërfaqes së pjesës veriore të shkëmbit dhe në 0,95 m gjerësi. Pjesa më e poshtme e tij fillon në një lartësi 0,52 m nga niveli i tokës. Ai përmban figura të zbehura nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i gjatë ndaj faktorëve natyrorë. Nisur nga aq sa është e mundur të konstatohet, në këtë rast kemi një panel të vetëm i cili duket të përmbajë të paktën katër figura gjeometrike. Këto figura përgjithësisht drejtkëndore, apo të përziera me figura rrethore, paraqesin nënndarje të tjera më të vogla.

Duhet theksuar fakti se rasti në fjalë përbën një paraqitje të veçantë për repertorin e artit shkëmbor nga zona e Mirditës, pasi në të nuk paraqitet asnjë figurë njerëzore. Këto figura gjeometrike gjejnë ngjasime në rastin e Xhuxhës 1 dhe atë të Shpellës së Shkruar të Lepenicës, si dhe në raste të tjera, sidomos në Italinë e Veriut, me ndryshimin se vendgjetjet analoge kanë të përfshira edhe figura antropomorfe. Sidoqoftë, këto lloj figurash gjeometrike ato janë parë më shumë si paraqitje të një natyre topografike apo një lloj hartografie të një stadi fillestar. Duke konsideruar kufizimet që paraqet shquarja e vështirë e këtyre petroglifeve gjeometrike si dhe rrethanat e sipërpërmendura, në stadin aktual të studimit kjo vendgjetje mund të datohet përgjithësisht në parahistorinë e vonë.

Rudenc Ruka 

Logo

About Us

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and

Get Consultation

Contact Us