Kthellë-Epër


Në veri të fshatit Kthellë-Epër, mbi një kodër dominuese që nga banorët vendas njihet si “Kodra Tabe”, në lartësinë 867 m mbi nivelin e detit, ruhen gjurmë të artit shkëmbor. Me aq sa është evidentuar, pasi shkëmbi është i mbuluar me myshk, janë të paktën katër figura (petroglife): një kryq, dy figura antropomorfe dhe një figurë tjetër më komplekse (e cila nuk duket shumë qartë). Figurat antropomorfe, gjejnë krahasime me figurat antropomorfe në artin shkëmbor në Rubik, Blinisht, Xhuxhë etj. Në mesin e kodrës në fjalë, nga punimeve rastësore janë zbuluar një sërë objektesh arkeologjike, që nga një vëzhgim paraprak, duket të jenë e periudhës së antikitetit. Në shpatin veri-perëndimor të kodrës, është ruajtur toponimi “Rrënore”, ndërsa jo larg kodrës, është ruajtur toponimi “Qafë-Qytezë”.


Është në proces studimi…

Logo

About Us

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and

Get Consultation

Contact Us